Skip to content

VIDEO – Vajza refuzoi fejesën me mblesëri, babai i saj tenton ta mbysë para shkollës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur jashtë shkollës së mesme Timberline High në Lacey, në shtetin amerikan të Washingtonit, ku një burrë 44-vjeçar ka tentuar të vrasë vajzën e tij 17-vjeçare në një akt që autoritetet e kanë klasifikuar si “vrasje nderi.”

Sipas prokurorisë, Ihsan Ali kishte ndjekur vajzën dhe të dashurin e saj 16-vjeçar jashtë ambjenteve të shkollës dhe ka sulmuar me dhunë, pasi vajza kishte refuzuar një martesë të detyruar me një burrë më të moshuar në Irak.

Pamje tronditëse të sulmit
Pamjet nga kamera e një autobusi tregojnë momentet dramatike të sulmit: Ali godet të dashurin e vajzës me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar përtokë, më pas i sulet vajzës së tij, e kap për fyti dhe përpiqet ta mbytë. Disa nxënës ndërhyjnë me forcë, e qëllojnë autorin për ta ndalur, ndërsa një kalimtar ndalon makinën dhe e neutralizon babain dhunues deri në mbërritjen e policisë.

Edhe nëna e përfshirë në tentativën për vrasje
Pak më vonë, edhe nëna e vajzës, Zahraa Subhi Mohsin Ali, 40 vjeçe, është përfshirë në përleshje dhe ka tentuar të mbytë vajzën në një moment të dytë. Ajo është arrestuar katër ditë më vonë dhe po ashtu akuzohet për tentativë vrasjeje.

Vajza e dërguar në spital me plagë të shumta
E reja është shtruar në spital për katër ditë, ku janë konstatuar dëmtime në qafë, fytyrë dhe trup, duke përfshirë enë gjaku të shpërthyera në sy dhe shenja mbytjeje. Në dëshminë e saj, ajo ka rrëfyer se gjatë sulmit kishte humbur ndjenjat disa herë dhe kishte menduar se do të vdiste.

Prindërit mohojnë akuzat – procesi gjyqësor pritet së shpejti
Të dy prindërit janë arrestuar dhe kanë deklaruar pafajësi për akuzat e tentativës për vrasje dhe rrëmbim. Procesi gjyqësor ndaj tyre pritet të nisë në ditët në vijim.

Ndërkohë, i dashuri 16-vjeçar dhe nxënësit që ndërhynë janë vlerësuar nga komuniteti dhe autoritetet për guximin dhe reagimin e shpejtë, që ka shpëtuar jetën e adoleshentes.

Published inShowbizz