Skip to content

VIDEO ‘Unë jam nënë, ti…’ Debat i ashpër në BBVA, Gerta Gixhari e PREK NE SHPIRT Rozanen: Unë jam pa…

“Unë kam atë që ti nuk e ke”. Rozana e pyet që “çfarë nuk kam unë” dhe Gerta ia kthen: Që unë jam nënë e ti nuk je”.

Pas situatës së tensionuar që ndodhi mes Rozanës dhe Gertes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Rozi është prekur thellë dhe ka shpërthyer në lot në lavanderi.

“Ku e di ajo pse kam ardhur unë këtu, ku e di? Shkova iu qajta unë asaj? Kam qarë në ndonjë vend? S’kam qarë në asnjë vend!” – tha Rozana mes lotësh, duke lënë të kuptohet se temat e prekura në debat ishin jashtëzakonisht të dhimbshme për të.

Related article  Sherr me thika, plagosen dy të rinjtë (EMRAT)

Ajo shtoi: “Çfarë faji më ka ai që kam jashtë unë, që unë kam gjithë këto vite që luftoj? Më shumë shkoj unë në spital se doktorët. Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë gjë dhe ajo mua ma kujton. Unë s’kam marrë një rrogë timen ta harxhoj, sepse unë gjithë rrogën time sa kam vendosur që të kem fëmijë e kam harxhuar për këtë gjënë dhe ajo më thotë mua që ‘Unë kam një gjë që ti s’e ke’”.

Në një debat të ashpër mes Gertës dhe Rozanës, kjo e fundit i ka pohuar se si nënë e dy fëmijëve nuk i takon të reagojë ashtu. Gerta e revoltuar i kundërpërgjigjet duke i thënë: “Unë kam atë që ti nuk e ke”. Rozana e pyet që “çfarë nuk kam unë” dhe Gerta ia kthen “Që unë jam nënë e ti nuk je”.

Published inLajme