Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur sot teksa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po udhëtonte me makinë.

Siç raportojnë mediat në Serbi, goma e mjetit me të cilin po lëvizte Vuçiç ka dalë në lëvizje e sipër, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Për fat të mirë nga incidenti nuk u regjistrua asnjë i lënduar, përpos dëmeve materiale.
Sipas raportimeve lokale, goma ka dalë dhe ka shpërthyer për shkak të një pengese në rrugë.
Ndërkohë që është ngritur një ekip i posaçëm për të hetuar shkakun e plote të aksidentit.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Pas incidentit, Vuçiç doli nga makina dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun.
