Dileta Leota ka treguar një histori të pazakontë ndërsa po intervistohej në “Radio 105” në Itali. Ajo ka zbuluar se si i ka kaluar një natë ndërsa ishte në udhëtim në javën e kaluar.
“Gjendesha në një qytet jashtë, shkova në dhomën time të hotelit. Në një moment, rreth orës 2:30 të mëngjesit, disa të ftuar hynë në dhomën ngjitur me timen, të ndarë nga një derë e vogël druri të hollë.
Hyri një zotëri, e pastaj dëgjova disa zëra femërorë, në gjuhë braziliane, apo le të themi të Amerikës së Jugut, gjithsesi dëgjova këto lloj zhurmash.
E lëshova telefonin dhe tani kam dhimbje në qafë sepse kam kaluar gjithë natën me veshin në derë duke i përgjuar. Po flasim për pesë pjesëmarrës. Se mos krijojmë telashe duke e treguar këtë”, tha pastaj Dileta Leota mes të qeshurave të intervistuesve.