Parashqevi Simaku është epiqendra e çdo mediaje në ditët e fundit. Gazetarja e njohur Anduela Llabani e ftuar në 360 gradë është shprehur se djali i saj Luke Nofle nuk ka pranuar ta takojë këngëtare.
Ndoshta mund ta besoni dhe ndoshta jo, por mund ta shikoni edhe me video se çfrarë thotë ajo e cila shprehet se ka lexuar një sms ku shkruhej se ai nuk e kishte kërkuar Parashqevinë pasi ajo nuk ishte nëna e saj.
Ne kërkuam për ketë sms që pretendon gazetarja, por nuk mundëm që ta gjenim.
Akoma nuk e dimë nëse ajo e kishte në kuptimin e parë këtë deklaratë, apo ai është shprehur në këtë mënyrë pasi ka vite pa e parë dhe tashmë nuk e njeh si nënë.
Gjithsesi akoma asgjë nuk është e qartë dhe të gjithë po presim që Parashqevi të bëhet mirë nga ana emocionale dhe çdo gjë të zgjidhet.