Skip to content

VIDEO/ Nipi shkon në New York për të takuar Parashqevi Simakun, i vëllai e ndalon që të…

Parashqevi Simaku është vizituar së fundmi nga nipi i saj. Ky lajm është bërë me dije pak orë më parë nga vetë Elton Ilirjani i cili ka treguar se djali i vëllait të Parashqevisë ka udhëtuar drejt New York-ut ku dhe është takuar me hallën e tij.

Related article  Helikopteri shkatërrohet nga droni, 18 humbje jete nga shpërthimi

Në një video të publikuar nga vetë biznesmeni i riu thotë me zë dhe figurë që gjendja e Parashqevi Simakut është shumë e mirë, teksa falenderon më tej Eltonin dhe Elvirën, dy njerëzit të cilët e shpëtuan artisten shqiptare nga stacioni i trenit ku dhe qëndronte prej kohësh.

Related article  Kush është ish-missi shqiptar që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

Ndërkohë, një tjetër detaj që biznesmeni ka zbuluar është fakti se Parashqevi Simaku nuk dëshiron të ketë kontakte me persona të tjerë dhe ky është një vendim i marrë nga vetë këngëtarja dhe vëllai i saj, Arben Simaku.

“Nuk dua të replikoj me asnjë por vendimi që Parashqevi Simaku të mos ketë kontakte me të tjerë është marrë vetë nga ajo dhe vëllai i saj Arben Simaku. Parashqevi Simaku ndodhet në praninë e nipit të saj që ka ardhur dje në New York”, shkruan ai.

Related article  Horoskopi, 6 janar 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

Published inShowbizz