Skip to content

VIDEO: Momenti kur makina e Diogo Jotës përfshihet nga flakët – të dy vëllezërit humbëin jetën

Mediat spanjolle kanë publikuar pamje të rënda nga vendi i aksidentit tragjik ku humbën jetën futbollisti i njohur portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij André Silva. Një video tronditëse tregon momentin dramatik kur Lamborghini i tyre përfshihet nga flakët pas përplasjes në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën e Zamorës.

Related article  Ushtria izraelite jep lajmin e lajmin e bujshëm: Kemi ekzekutuar kokën e ...

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit. Videoja e publikuar shfaq makinën superluksoze të përfshirë nga një zjarr i madh, me flakë të larta që e rrethojnë të gjithë automjetin e përmbysur në anë të rrugës. Ekipet e emergjencës dhe hetuesit shihen në vendngjarje, duke analizuar mbetjet e shkrumbuara të makinës.

Related article  Shqiptarët “çmenden” pas Jozit, këngëtari merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

Hetimet paraprake të policisë spanjolle sugjerojnë se shkak kryesor i aksidentit ishte një defekt në njërën nga gomat e Lamborghinit gjatë një manovre parakalimi.

Kjo dyshohet të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit, duke bërë që ai të përplaset me barrierat anësore, të dalë nga rruga dhe më pas të shpërthejë në flakë. Pamjet e rënda konfirmojnë intensitetin e përplasjes dhe shpejtësinë e përhapjes së zjarrit, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi dy vëllezërve që ndodheshin në automjet. Kjo video tronditëse dëshmon edhe një herë për tragjedinë e rëndë që ka goditur botën e futbollit.

Published inLajme