Skip to content

VIDEO/ Lajmi i madh, kishin vite pa folur, më në fund Parashqevi Simakut i plotësohet dëshira. Nuk do ti mbani dot lotët

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Related article  “Dëgjonte muzikë”! Shqiptarja në SHBA rrëfen si e gjeti Parashqevi Simakun në stacionin e trenit: Më tha...

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Related article  Nga Belinda do vijme tek Linda! Sokol Balla kercenon hapur Ramen per te mbrojtur ish gruan dhe cfare di per Linda Ramen

Pirro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Related article  'Do pi kafe dhe...' U zhduk pa gjurmë, dëshmia tronditëse e nënës së Eraldo Muçit dhe lidhja me Sançon

Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

Published inShowbizz