Historia e Bonnie Blue, modele e OnlyFans, e cila kohët e fundit u bë virale kur pretendoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 1057 meshkuj në vetëm 12 orë, vazhdon të bëjë “jehonë” në mediat ndërkombëtare.
Një nënë, i “vodhi” pak nga lavdia Bonnie Blue, falë një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku në të shihen disa meshkuj duke pritur radhën jashtë “eventit”. Nëna e një 19-vjeçari e kërkon në mënyrë të dëshpëruar, duke pyetur kalimtarët: “Ku është djali im?”, teksa dikush i përgjigjet asaj: “Po vjen tani”.
Kur ajo e sheh më në fund të birin, situata përshkallëzohet. E ëma, dukshëm e mërzitur, kërcënon se nëse djali i saj nuk largohet menjëherë, do të thërriste policinë. “Më dëgjoni. Unë dua të dalë tani, ndryshe do të sjell policinë”, dëgjohet të thotë ajo.
Më pas ajo i kërkon të birit të veshë pallton dhe të largohet me të, ndërsa i riu e ndjek pa rezistencë.
Moment angry mum yells and drags son out of Bonnie Blue’s romp queue pic.twitter.com/0uOcRbz9Et
— The Sun (@TheSun) January 22, 2025
