Detaji që ka ngjallur më shumë reagime është fakti se aktori dukej sikur e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë, duke nxitur aludime se mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose në një gjendje tjetër të rënduar.
Kjo paraqitje e tij vjen në një moment delikat, pak ditë pasi ish-bashkëshortja, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, u shfaq publikisht me partnerin e saj të ri, reperin Ledri Vula, në festivalin “Sunny Hill”. Një gjest i Ledrit – puthja e dorës së Xhensilës në skenë – u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke u parë nga shumëkush si një moment me ngarkesë simbolike.
Në komente online, një pjesë e ndjekësve kanë lidhur gjendjen e Kallakut me ndarjen nga Xhensila dhe romancën e saj të re, duke shprehur keqardhje për situatën e aktorit. Të tjerë, megjithatë, kanë zgjedhur të mos nxjerrin përfundime, duke theksuar se vetëm ai vetë mund të sqarojë arsyet e vërteta.
Deri më tani, Bes Kallaku nuk ka reaguar për të komentuar pamjet që po qarkullojnë dhe për të qetësuar fansat. Por, duke gjykuar nga jehona që ka marrë kjo paraqitje, një deklaratë nga vetë aktori pritet të jetë e pashmangshme në ditët në vijim.