Një ngjarje e papritur ka ndodhur të mërkurën në orën 23:00, sipas kohës lokale të Teksasit, kur një raketë Starship e kompanisë SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka pësuar një “anomali të madhe” gjatë një testi rutinë në platformën e Starbase. Incidenti ka rezultuar në një shpërthim spektakolar dhe një zjarr të madh që ndriçoi qiellin e natës.
SpaceX ka reaguar menjëherë pas incidentit, duke njoftuar se gjatë gjithë operacionit të testimit ishte vendosur dhe ruajtur me rigorozitet një zonë e sigurisë e gjerë rreth vendit të testimit. Kompania ka siguruar gjithashtu publikun se i gjithë personeli i përfshirë në testim ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Në një deklaratë zyrtare të publikuar në platformën e rrjeteve sociale X, SpaceX ka apeluar tek banorët lokalë që të mos i afrohen zonës së incidentit për arsye sigurie. Megjithatë, kompania ka garantuar se nuk ekziston asnjë rrezik i menjëhershëm për komunitetet që jetojnë përreth vendit ku ndodhi shpërthimi.
Më tej, SpaceX ka njoftuar se është në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale kompetente për të menaxhuar situatën e krijuar dhe për të dhënë përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj këtij incidenti. Detajet e sakta të “anomalistë së madhe” që çoi në shpërthimin e raketës Starship ende nuk janë bërë të ditura, dhe pritet që kompania të nisë një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në platformën e testimit. Incidenti sigurisht që do të ndikojë në kalendarin e testimit dhe zhvillimit të raketës Starship, e cila është një element kyç në planet ambicioze të SpaceX për të transportuar njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe më tej.