Skip to content

Vetëm 53-vjeç, gjendet i vdekur në banesë vëllai i ish-deputetit të PS-së. Ja për çfarë dyshohet

Është gjetur i pajetë në banesë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt, ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

“Më datë 29.12.2024,  në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë.  Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Related article  Pas tarifave të Trump, hakmarrja e Kinës është e madhe tronditet Wall Street dhe...

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Related article  Zbulohet pas disa vitesh, politikani ka vrarë gruan… Ka pranuar krimin

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, ne ate kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha Arben Isaraj në letrën e dorëheqjes ne 22 tetor 2018.

Related article  Zbulohet pse u anùlua emisioni “OPINION”! Fevziu reágon i revòltuar: Tv Klan duhet…

Vëllai i Arben Isarajt, Altin Isaraj i cili sot u gjet i pajetë doli nga burgu më 2019, duke iu caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

 

Published inLajme