Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Balluku për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra.
Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, i cili ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Ballukut për heqjen e kësaj mase.
Me këtë vendim, masa e pezullimit nga detyra ndaj Ballukut mbetet në fuqi, ndërsa procedurat ligjore ndaj saj vijojnë në organet e drejtësisë.
