Skip to content

Vdes foshnja 5 muajshe në Greqi, arrestohen prinderit shqiptare, e tmerrshme cfare i kishin bere

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Paros në Greqi, ku një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke, të dy prindërit me origjinë shqiptare, janë arrestuar. Sipas raportimeve, nëna e fëmijës u paraqit në Qendrën Shëndetësore pasditen e së dielës.

Related article  Tërmete në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

Foshnja ishte pa ndjenja, i mavijosur dhe nuk merrte frymë. Fatkeqësisht ajo u shpall e vdekur në spital. Nëna 37-vjeçare dhe babai 43-vjeçar u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin e Policisë së Parosit.

Related article  Vajza e re ndjek gjurmët e mamit por*ostare! 70-vjeçarja: Ja çfarë na bën burri

Një çështje penale është ngritur për këtë rast, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të foshnjës pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, familja, e cila ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur, kishte shkuar në det herët në mëngjes, ishte kthyer në shtëpi në mesditë dhe foshnja kishte vdekur pasdite.

Related article  Rama detyron politikanin e madh anglez që të bëjë një hap pas për kriminelët shqiptarë

Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e goditjes nga nxehtësia.

Published inLajme