Skip to content

Vdekje e parakohëshme/ Ndërron jetë gruaja e ish-ministrit Sandër Lleshaj

Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Violeta Lleshaj, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Ish-ministri e ka njoftuar këtë humbje të rëndë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu pikëllimin dhe nderimin për bashkëshorten e tij.

Related article  Tjeter ngjarje e rende, ka humbje jete

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, më 4 shkurt 2025, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta”, shkruan ai.

Related article  LAJM I FUNDIT! Trѻndit media amerikane: Po nis një front i ri lʋft℮! Ja shteti që do gѻdítet!
Published inLajme