Skip to content

Vdekja e familjarit të Taulant Ballës, arrestohet një person në kohë rekord. Ja për çfarë dyshohet

Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80-‘90, ka ndërruar jetë dje në një ngjarje tragjike. Ai ka prerë aksidentalisht dorën në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit dhe ka ndërruar jetë në spital.

Sot, për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar nga Policia shtetasi Xh.H, 55 vjeç, pronar i fabrikës ku ndodhi ngjarja. Ai akuzohet se në kapanonin ku bëhej vaj ulliri, në Petrelë, ka humbur jetën Maksim Pekmezi sepse nuk janë zbatuar kushtet e punës.

Related article  E pabesueshme/ Nëna vr*t dy djemtë e saj adoleshentë më pas i jep fu*nd jetës

67 vjeçari ishte shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.

Ikja e tij e parakohshme ka tronditur familjen, miqtë e shumë dhe Federatën Shqiptare të Volejbollit. “Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin”, thuhet në reagim.

Related article  Askush se kuptoi! Del mesazhi i fshehtë i mamasë së Gjestit: Ja çfare i kërkoi për Eglin (Video)

Gjithashtu, një reagim të ndjerë e ka bërë dhe ministri socialist Taulant Balla. Bashkëshortja e tij, zonja Iris Pekmezi e kishte xhaxha volejbollistin dhe intelektualin e shquar Maksim Pekmezi.

“Familja jonë, miqtë dhe shokët e tij, humbëm parakohshëm një njeri të veçantë dhe shumë të dashur, Maksim Pekmezin. U prehsh në paqe Maks. Do na mungosh shumë”, shkruan ministri Socialist, teksa ndan dhe një fotografi të tij.

Related article  PER HERE TE PARE, Luizi dhe Kiara publikojnë videon prekëse nga lindja e vajzes se tyre

 “Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

 

 

Published inLajme