Vlorë/Informacion në vijim—Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me gjetjen pa shenja jete të shtetasit B. D., 68 vjeç, në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ju informojmë se:
Nga këqyrja e trupit të shtetasit B. D, në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, nga grupi hetimor, në përbërje të të cilit ishin eksperti mjekoligjor dhe eksperti kriminalist, nuk u konstatuan dëmtime trupore që të kenë sjellë vdekjen.
Paraprakisht, dyshohet për vdekje natyrale. Dëmtimi në fytyrë dyshohet të jetë shkaktuar nga një kafshë shtëpiake që viktima mbante në shtëpi.
Kafsha shtëpiake u konstatua edhe nga shërbimet e policisë në momentin e mbërritjes në vendngjarje.
Vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
