Skip to content

Vdekja e 27-vjeçarit, Trondit Policia: Ai tentoi të … Me VIDEO

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të datës 7 korrik në Lipjan, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i ndjeri shfaqte sjellje të dhunshme dhe të rrezikshme për qytetarët dhe për veten.

Policia e Kosovës bëri të ditur se ndaj 27-vjeçarit është përdorur sprej policor për shkak të rezistencës aktive dhe tentativës për sulm ndaj zyrtarëve policorë. Ngjarja u raportua rreth orës 00:12 në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, pas gjashtë telefonatave nga qytetarët që sinjalizonin sjelljen agresive të personit.

Related article  Trondit me zbulimin e frikshëm inteligjenca holandeze: Vladimir Putin po përdor...

Njësitë policore reaguan menjëherë dhe tentuan të qetësojnë situatën dhe të shoqërojnë personin në stacionin policor. Sipas policisë, zyrtarët negociuan me 27-vjeçarin për 5-6 minuta dhe mbikëqyrësi i ndërrimit telefonoi ndihmën e shpejtë për t’i ofruar ndihmë mjekësore, duke vërejtur gjendjen e tij shëndetësore dhe psikologjike. Pavarësisht kësaj, i riu ishte jo bashkëpunues dhe tentoi të largohej, por u arrestua nga policia.

Autoambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes brenda 3 minutave, por ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e 27-vjeçarit në vendngjarje. Gjatë kontrollit, tek i ndjeri u gjetën gjësende personale dhe një substancë pluhur që dyshohet të jetë narkotike, e cila është dërguar për ekzaminim.

Related article  'Rama duhej t’i thoshte Stop', Avokati nxjerr sekretin se cfare ka marre me vete Balluku në Zvicër e Bullgari

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë për të zbardhur plotësisht rastin. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante hetimore, prokurori për krime të rënda dhe Inspektorati Policor i Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar hetim penal dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related article  E rëndë/ Nuk pranoi të hante ushqimin, edukatorja godet me shuplakë në fytyrë fëmijën. Detaje

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), janë suspenduar katër zyrtarë policorë dhe një rreshter, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit dhe ricilësimit të veprës, janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës siguron qytetarët për një hetim të pavarur dhe transparent, duke ndarë të gjitha provat, përfshirë pamjet e kamerave, me institucionet relevante. Rezultatet e hetimeve dhe raporti i obduksionit nga Mjekësia Ligjore do të përcaktojnë epilogun e këtij rasti.

Published inLajme