Skip to content

Vapa mbulon Shqipërinë, Sinoptikani: Nga dita e martë dhe në vijim pritet…

Meteorologu Hakil Osmani ka dhënë parashikimin e motit për ditët e fundit të muajit qershor dhe javën e parë të korrikut, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të ndikohet nga temperatura të larta, tipike për stinën e verës.

Osmani shtoi se edhe gjatë fundjavës pritet të ketë intervale me diell, por do të shënohet një rënie e lehtë e temperaturave krahasuar me mesjavën.

“Edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës. Territori shqiptar do të ketë maksimume të cilat do të variojnë deri në 38 gradë Celsius. Edhe nga dita e martë dhe në vijim do të kemi temperatura të larta. Temperatura të larta do të ketë edhe kryeqyteti me maksimume deri në 39 gradë celsius. Edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me maksimume deri në 34 gradë celsius,” tha Osmani.

Related article  Izrzeli trondit me mesazhin për liderin e Iranit: Do të të katandisim njësoj si ...

Ai parashikoi se duke filluar nga dita e premte dhe gjatë fundjavës do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit, megjithëse maksimumet do të mbeten rreth 34 gradë Celsius, duke bërë të ditur se të paktën deri në mesjavë pritet mot i qëndrueshëm.

Related article  “Ishte me thithje…”/ Ola dhe Laerti ‘çmendin’ Valbonën: Një vajzë në shtëpi e puthi në buzë…

Sa i përket situatës së motit në rajon, meteorologu Osmani u shpreh se do të ketë temperatura të larta, ku maksimumet do të shënojnë deri në 36 gradë Celsius. Ai përmendi se edhe Maqedonia e Veriut do të ketë temperatura të larta në orët e para të mëngjesit, ndërsa intervalet me diell parashikohen të jenë dominuese, kryesisht në Kosovë.

Related article  Vrasja ne Shkoder, policia jep detaje
Published inLajme