Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion të koduar “Baza” në Qerret të Kavajës, duke goditur një bazë ku dyshohet se ushtrohej pr0stitucion. Në përfundim të operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetase kineze, të identifikuara si C.Y., 42 vjeçe dhe Y.Sh., 41 vjeçe. Ato dyshohen se ushtronin pr0stitucion në një apartament të marrë me qira në zonën bregdetare të Qerretit.
Policia njoftoi gjithashtu se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë qenë klientë që kanë përfituar shërbime s8ksuale kundrejt pagesës.
Sipas hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Tra1fqeve të Paligjshme, dy gratë kineze kishin hyrë në Shqipëri me statusin e turisteve, por në fakt ushtronin aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimi financiar. Ato reklamonin shërbimet e tyre përmes platformave të ndryshme të rrjeteve sociale, duke ofruar shërbime s8ksuale me çmime që varionin nga 80 deri në 200 euro për klient.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e përdorur për këtë veprimtari të dyshuar, forcat e policisë kanë sekuestruar shuma parash në valutë euro dhe dollarë, si dhe dy telefona celularë që dyshohet se përdorheshin për komunikimet me klientët.
Operacioni “Baza” u finalizua pas një hetimi dyjavor me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e S8ksionit për Hetimin e Traf1qeve. Materialet procedurale të kësaj çështjeje i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.