Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kukësit, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, ka rënë viktimë e @buz1m1t s8ksu@l. Sipas burimeve zyrtare të policisë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë pesë persona, katër prej të cilëve tashmë janë vënë në pranga.
Njoftimi zyrtar i policisë konfirmon arrestimin e katër personave: M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç, dhe S. Ç., 23 vjeç. Përveç tyre, një person i pestë, vetëm 17 vjeç, është shpallur në kërkim dhe policia po punon intensivisht për kapjen e tij.
Hetimet e policisë dhe ndëshkimi ligjor
Ky rast i rëndë ka vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, të cilët pasi kanë mbledhur provat e nevojshme, i kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Kjo ngjarje, përveç tragjedisë njerëzore, ngre shqetësime të mëdha për sigurinë e të m1turve dhe për përgjegjësinë e autoriteteve dhe komunitetit në mbrojtjen e tyre. Ndëshkimi i ashpër ligjor për raste të tilla konsiderohet i domosdoshëm për të parandaluar dhe luftuar fenomenet e @buz1m1t.