Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur në emisionin “Aldo Morning Show” nga një 25-vjeçare, e cila kërkoi të njihej me një tjetër vajzë.
Vajza, e cila e prezantoi veten si Elona nga Berati, por e zhvendosur në Tiranë, tha se pas disa lidhjeve me meshkuj ka kuptuar se “diçka nuk shkon” dhe dëshiron të ndryshojë orientimin e saj.
Kriteret e veçanta për partneren e ëndrrave
Elona specifikoi se dëshiron që partnerja e saj të jetë nga fshati. Me humor, ajo theksoi se e “frymëzon shumë” ideja e një vajze që “vjel rrush ose mjel lopë”.
Ajo përdori edhe një metaforë tjetër, duke thënë se “nuk i do më kastravecat, dua domate ose pomodorini”, duke qartësuar zgjedhjen e saj. Ajo e mbylli apelin e saj duke thënë se është e hapur edhe për një mashkull që është kthyer në femër.