Skip to content

U vra nga partneri dhe la pas 4 fëmijë, mikesha e 29-vjeçares bën veprimin e madh

Brampton, Kanada – Një ngjarje tragjike dhe rrëqethëse ka tronditur komunitetin shqiptar dhe diasporën në Kanada, pasi Savanah Kulla, një 29-vjeçare me origjinë shqiptare dhe nënë e katër fëmijëve të vegjël, u vra brutalisht nga partneri i saj, Anthony Deschepper, në një parking në Brampton.

Savanah la pas katër fëmijë të mitur: Joseph (6), Mathew (5), Kalem (4) dhe Skyla-Rose (1 vjeçe), të cilët tashmë janë lënë pa kujdesin dhe dashurinë e nënës së tyre në moshë kaq të njomë.

Related article  Karamuço jep detaje te forta për operacionin e SPAK: 3 persona janë larguar drejt Dubait (Ja kush jane)

Thirrje Për Mbështetje Për Katër Jetët E Vogla

Pas kësaj humbjeje të rëndë, shoqja e fëmijërisë së Savanah-s, Veronica, ka marrë iniciativën për të hapur një faqe në platformën “GoFundMe” me qëllim që të mbledhë fonde për kujdesin dhe edukimin e katër jetimëve.

Në mesazhin e publikuar në faqen e donacioneve, Veronica ndan dhimbjen e madhe të familjes:

“Zemrat e familjes sonë janë të thyera përtej fjalëve. Savannah ishte një shpirt i bukur, një nënë dhe mike e dashur, që jetonte vetëm për fëmijët e saj. Ata ishin drita e çdo dite të saj. Tani na takon ne të sigurojmë që ata të rriten me dashurinë dhe stabilitetin që ajo do t’u kishte dhënë.”

Fondet e mbledhura do të destinohen për të siguruar arsimin, terapinë dhe kujdesin afatgjatë të katër fëmijëve, duke u përpjekur t’u ofrohet një e ardhme sa më e qëndrueshme pavarësisht tragjedisë.

Related article  Çudit Ardit Gjebrea: “Jam Erion Veliaj…”. Komentuesit i bëjnë gjëmën: Edhe ti je g..

Në apelin e saj, Veronica kërkon solidaritetin e komunitetit: “Asnjë ndihmë nuk është e vogël. Edhe një ndarje e këtij apeli është një akt dashurie për fëmijët e Savannah-s.”

Related article  E fundit! Mevlan Shanaj behet baba, ja emri i bukur qe i ka vendosur bebit, reagon Livia

Kjo histori ka mobilizuar komunitetin shqiptar në diasporë, të cilët po bashkohen për të ndihmuar fëmijët e pafajshëm të viktimës së dhunës brutale.

Published inShowbizz