Skip to content

‘U ula rastësisht përballë…’, Topalli tregon rastin e rende qe i ndodhi ne zgjedhje

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang kombëtar. Në një lidhje për “Opinion” ajo tregon konkretisht një rast kur ka parë lëvizje të shifrave në mënyrë të çuditshme.

“Rastësisht u ula përballë ekranit të qarkut të Beratit. Aty vazhdonin numrat 5-5-5 dhe fletët e votimit çonin në 90% të PS-së. Unë mendova se është një rast, ka ndodh një manipulim.

Related article  “Zgjodha karrierën dhe nuk u bëra kurrë nënë”, aktorja përlotet në studio pas abortit në moshë të re

Vazhdova me kutinë e dytë dhe ishte e njëjta situatë. Derisa është mbyllur kutia e 13-të shkonte nga 85%, 90% për Beratin. Dita e dytë ishte pak më e ulët, por edhe në ditën e tretë e njëjta gjë.

Edhe në sistemin e dikurshëm, kishte 98% 99% se të paktën ata që ishin në burg nuk shkonin për të votuar… Asnjeri nuk kërkon fitore në Berat, por 90%?!! Unë po flas për logjikën, nëse më pyet për fakt, unë kam vetëm logjikën. Matematika është logjikë, nuk shkon gjëja”, tha Topalli.

Related article  Uroi Fiter Bajramin, komentuesit shpërthejnë ndaj Veliajt: Ku ke Zot ti more hajdut!

Më tej, shtoi se është abuzuar edhe me votën e shqiptarëve në Greqi.

“Në rastin e diasporës në Greqi, KQZ ka bërë një marrëveshje me DHL-në dhe është kontrata mes palës shqiptare dhe shërbimit postar. DHL në Greqi ka marrë dy nënkontraktorë, është e paligjshme. Në 3 javë erdhën 17 mijë zarfe ndërkohë zyrat ku funksiononin këto nënkontraktorë ishin të lojërave të fatit.”

Related article  Çfarë po paralajmëron Rama! Zbulon kur do largohet nga kreu i Partise Socialiste

Published inLajme