Skip to content

‘U tregoj videon qe…’, Kandidati i PD: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve edhe ne PS

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.

Related article  Pasi u lajmërua paqja, Rusia TRONDIT me paralajmërimin: Ora e kiametit po afron, tani ...

Në emisionin Now në Euronews Albania Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.

“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi, po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi dhe unë këtë nuk e pranoj.

Related article  Shpërthim i fuqishëm - Detajet

Për kutitë që i ka parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë e tjetërsimit të votave të kandidatëve. Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas.

Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë, edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.

Related article  “Kjo ka parë diçka që ne nuk e dimë…”/Rozana komenton sjelljen e Eglit me Gjestin!
Published inLajme