Skip to content

U shpërfytyrua nga motrat Berisha, Klea Prenga pjesë e ‘Big Brother VIP 4’? (Foto)

Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6 gushtit nga motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, kjo e fundit ish-banore e BBV 2, mesa duket do t’i bashkohet televizionit, duke u bërë pjesë e “Big Brother Vip 4”, i cili nis mbrëmjen e sotme.

Ka qenë një postim në rrjetet sociale i ish-opinionistit Olti Curri, i cili ka ngritur dyshime se Klea mund të jetë një nga konkurrentët që do jetë pjesë e garës.

Ai ka publikuar një foto të Kleas në “InstaStory”, ndërsa krahas saj shkruan: “Priten surpriza nga Klea në BB Vip Albania 4?”

Related article  Iken dhe nje tjeter zyrtar i larte pas paralajmerimit te Rames

Kujtojmë se Klea Prenga u bë mjaft e njohur për polikun shqiptar pas sherrit të dhunshëm mr motrat Berishaj verën e këtij viti në një restorant në Tiranë.

Ajo u godit me shishe qelqi nga Antonela dhe Marinela, pasi kjo e fundit dyshonte se Klea kishte një lidhje dashurie me bashkëshortin e saj.

Related article  'Ishe bekim në jetën time' - E trishte, Kengetarja e njohur shqiptare humb njeriun e shtrenjte (FOTO E TRISHTE)

Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella.

Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës. Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme që formati.

Related article  Egli me lot në sy i drejtohet Gjestit: “Ti nuk më lë të prek…”
Published inShowbizz