Skip to content

“U përleshëm 1 orë”, 39 vjeçari në Durrës pranon krimin: Më duheshin lekët për Vitin e Ri…

200 mijë lekë të vjetra borxh, u bënë shkak për krimin makabër të ndodhur të Hënën në Durrës. Në dëshminë e tij, autori 39 vjeçar ka deklaruar se është përleshur me viktimën, pas debatit për lekët borxh që ai i kishte.

“Më kishte 200 mijë lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5-të ku unë banoj, te sheshpushimi i shkallëve. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më kishte se më duheshin lekët për Vitin e Ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe më tha nuk kam lekë”, ka thënë para hetuesve Fation Janina.

Related article  E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i policisë qëllon veten me armë në banesë (EMRI)

Më tej, ka pranuar se e ka qëlluar disa herë me thikë e çekiç pasi sipas tij 82 vjeçari Paulin Gina e ka ofenduar.

Related article  Humb jetën 18-vjeçari shqiptar pas aksidentit, shkaktar një arratisje nga policia

“Më ofendoi, më tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshëm afro1 orë. Ai donte të më godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa herë me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë.

Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbylla edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ika edhe nga shtëpia për t’i shpëtuar policisë”, ka deklaruar ai në Polici.

Related article  Tragjedi ne Shkoder, humb jeten 50-vjeçari

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme rreth orës 18:50.

 

Published inLajme