Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë, ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Sipas grupit hetimor të ngritur nga Policia e Lezhës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.
Pista kryesore ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes, teksa mësohet se i riu kishte probleme familjare me prindërit e tij.
Kamerat e sigurise kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur ne makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dergon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon.
Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25 vjeçarin Romario Brunga.
Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.
