Skip to content

U filmua duke kryer marrëdhënie me të dënuarin! Merret vendimi për Gardianen

Linda De Sousa Abreu, një oficere 31-vjeçare e burgut HMP Wandsworth në Londër, është dënuar me 15 muaj burg pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur gjatë kohës që ishte në detyrë.

Ngjarja ndodhi më 25 qershor të vitit të kaluar dhe videoja e incidentit u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke bërë që De Sousa Abreu të identifikohej dhe të arrestohej nga Policia Metropolitane në Aeroportin Heathrow më 28 qershor.

Related article  Shqiptarët po vuajne në SHBA! Gazetarja habit publikun: Qajmë 3 herë në ditë në dush, s'e dini që këtu na q...

Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi Martin Edmunds theksoi se veprimi i oficeres ishte një shkelje serioze që dëmtoi disiplinën në burg dhe e rrezikoi sigurinë e kolegëve të saj.

Related article  Vrau ish-të dashurën shtatzënë me thikë, autorit Bujar Fandaj i ndodh e keqja e madhe

De Sousa Abreu pranoi fajësinë për shkelje të detyrës publike. Ajo u dënua me 15 muaj burg, gjysmën e kohës së dënimit do ta kalojë në paraburgim dhe pjesën tjetër do të shërbejë në liri të kushtëzuar.

Related article  E TMERRSHME, Diplomatja leshon gojen keq: Veç nje eshte hajvan, votat nuk ua...

Shërbimi i Burgjeve ka theksuar se është angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe për të forcuar procedurat e verifikimit të stafit, duke garantuar se nuk do të tolerohen shkelje të tilla të rënda.

Published inLajme