Skip to content

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ben veprimin e papritur kunder gjykates

Këngëtari Luiz Ejlli, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier me një vit burg për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, ka vendosur të ankimojë vendimin.

Çështja e tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe pritet të shqyrtohet më 29 prill.

Related article  E fundit/ Prej disa ditësh në gjendje të rëndë, ja si paraqitet gjendja e Anilës

Në këtë dosje figuron i përfshirë edhe shtetasi Fatmir Avdurramani, i cili është dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli, në cilësinë e noterit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale, e cila u përdor nga Fatmir Avdurramani në prokurori për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të vitit 2021.

Related article  Dhendri i Trump anuloi viziten ne Shqiperi ne momentin e fundit, cfare ndodhi me Ramen, dalin detajet

Dokumenti në fjalë rezultoi i manipuluar në përmbajtje, por mbante nënshkrimin e Ejllit.

Hetimet zbuluan se me të njëjtën datë dhe të njëjtin numër repertori e koleksioni, në regjistrin e noterit Ejlli dhe arkivën e akteve noteriale të vitit 2015, ekzistonte një deklaratë noteriale e ndryshme, me palë të tjera të përfshira.

Related article  Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)
Published inLajme