Skip to content

U denoncua i humbur, këngëtari: Ika se nuk duroja dot gruan

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren, ku këngëtari Vllaznim Krasniqi është denoncuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij pasi nuk u kthye në banesë për disa ditë. Vllaznim Krasniqi më 6 prill kishte shkuar në një lokal nate në Topliqan të Suharekës për të kënduar.
Related article  Fatos Nano i besoi plotësisht, mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin e ndjerë, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë
Pasi nuk është kthyer më në shtëpi, gruaja e ka denoncuar të zhdukur më 9 prill, duke deklaruar në Polici se nuk kishte më asnjë kontakt me të dhe se ai ishte larguar pa lënë gjurmë.
Ajo kishte përshkruar edhe pamjen e jashtme të tij dhe veshjen që kishte pasur, si dhe tatuazhet që mban në trup.
Related article  'Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerëve', ish banorja e Big Brother VIP bën deklaratën shokuese
Por, vetëm pak orë pas raportimit, këngëtari është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren, ku ka deklaruar se ishte larguar me vullnet të plotë dhe se nuk dëshiron më të jetojë me bashkëshorten, për shkak të problemeve që thotë se ka me të.
Related article  Berisha lë jashtë fituesit e primareve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për deputetë në 12 Qarqe!
Ai është shprehur se gjatë këtyre ditëve kishte qëndruar në motele të ndryshme në Prizren, duke shmangur kontaktet me bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Published inLajme