Skip to content

U dashurua pas divorcit me vajzën 16 vite më të re, Sabri Fejzullahu tregon si u njoh me bashkëshorten

Këngëtari Sabri Fejzullahu ka rrëfyer njohjen me bashkëshorten e tij, Nera, e cila është 16 vite më e re.

Sabri Fejzullahu u shpreh se ishte divorcuar nga bashkëshortja e parë, me të cilën kishte dy fëmijë, kur u dashurua me Nerën, e cila në atë kohë ishte 20-vjeçe.

Artisti tha se në momentin e njohjes i tha bashkëshortes së tij se “jetën me mua do ta kesh të vështirë, por do të dua derisa të vdes”.

“Kur u njohëm së pari, natyrisht ajo e re, 16 vite më e re nga unë dhe u dashurua… Unë isha ndarë nga gruaja, nga nëna e Armendit dhe Adelinës edhe ajo u dashurua, edhe unë u dashurova marrëzisht në bukurinë e saj të jashtme, por më tepër të brendshme.

Related article  Blendi Fevziu flet për familjen: Do të isha i lumtur po të kisha edhe...

“Jam i yti derisa të vdes”/ U dashurua pas divorcit me

U dashuruam, por i thashë unë kam një zanat që në çastin e parë ty të duket uau, ky është këngëtar, adoleshenca, ajo e re, 20 vjeçare, pastaj zhgënjehesh e kur zhgënjehesh duhet të durosh e jo të të keqtrajtoj unë ty se shkoj në koncerte dhe i them dikujt ‘ta ha zemrën’, se unë jam i tillë, dhuroj duke dhënë dashuri dhe duke më dhënë të tjerët.

Related article  Lojë apo ndjenja të vërteta?/ Ola i shprehu pëlqim Jozit, Loredana në lot shpërthen keq ndaj banores: E pacipë, je kokrra e turpit!

I thashë ‘jetën e ke të vështirë me mua’. Ndonjëherë nuk jam në shtëpi kurrë, ne të dy kur të dalim thonë ‘o Sabriu, Sabriu…’, ti më sheh ky që jam unë, as jam i bukur, ky që jam. Unë jam yti, unë derisa të vdes ty të dua, por pa ata unë nuk kam jetë. Pa ata unë s’isha bërë ky që ke dashuruar ti, s’jam Sabriu..”, tha Sabri Fejzullahu.

Related article  Nis lufta brenda PS! Del video pergjimi i frikshem per Blendi Gonxhen! Cfare po i bejne mikut te Rames

“Jam i yti derisa të vdes”/ U dashurua pas divorcit me

Ndërsa u shpreh se nuk i pëlqen jeta e luksit dhe makinat e shtrentja, duke shtuar se “ashtu fukara jam mësuar”.

“Unë nuk dua luks, s’më intereson se çfarë mobilie kam në banesë. Makinat e shtrenjta nuk më interesojnë, por një garderobë e mirë, ashtu fukara jam mësuar, më duket vetja. I blej vetë ose me Nerën”, tha ai.

Published inLajme