Skip to content

“TURP T’JU VIJË”! Petro Koçi “shpërthen” ndaj Zegjineës dhe të tjerëve, nuk do ta besoni!

Deputeti socialist në largim, Petro Koçi, ka shprehur publikisht për herë të parë rezerva në lidhje me stilin e komunikimit të disa prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e 11 majit. Koçi i ka konsideruar disa prej sjelljeve të tyre, veçanërisht në rrjetet sociale, si të papërshtatshme për imazhin e partisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record”, Petro Koçi u ndal në mënyrë të veçantë te rasti i Zegjine Çaushit, deputete e re e Qarkut të Fierit, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë virale në rrjetet sociale për videot e saj thumbuese ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas Koçit, sjellja e Zegjinesë në platformat online është e ekzagjeruar dhe nuk përkon me imazhin serioz që Partia Socialiste synon të projektojë. Ai u shpreh se PS është një parti me traditë dhe seriozitet.

Në mënyrë ironike, gazetari i emisionit ka përmendur disa emra të tjerë të deputetëve socialistë të njohur për stilin e tyre në publik apo në rrjetet sociale, si Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bora Muzhaqi, Safet Gjici, Shukri Xhelili apo Tërmet Peçi, duke lënë të kuptohet se kriteri i “seriozitetit” mund të jetë subjektiv.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” u shpreh Koçi, duke theksuar se mënyra se si përfaqësuesit publikë komunikojnë në rrjetet sociale nuk duhet të dëmtojë seriozitetin dhe imazhin e partisë si një ekip.

Koçi pranoi se rrjetet sociale kanë një rol të rëndësishëm në komunikimin politik, por sugjeroi që përfaqësuesit e PS-së duhet të gjejnë një mënyrë më të përmbajtur dhe profesionale për të komunikuar me publikun. “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” tha ai.

I pyetur nëse të rinjtë që dolën nga zgjedhjet e fundit janë e ardhmja e Partisë Socialiste, Petro Koçi u shpreh se kjo do të varet nga rruga që ata do të ndjekin në politikë dhe nga formimi politik që do të marrin. “Si brez janë e ardhmja, por si persona do të varet. Disa prej tyre do të jenë vërtet talente sepse edhe do të stërviten dhe kaliten,” përfundoi ai. Komentet e Petro Koçit hapin një debat të ri brenda Partisë Socialiste për stilin e komunikimit dhe imazhin publik të përfaqësuesve të saj, veçanërisht në epokën e rrjeteve sociale.

Published inLajme