Skip to content

Turistja moldave denoncon ‘Erin’: Më ftoi në shtëpi dhe më … Me VIDEO

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e “JOQ” nga një turiste moldave, e cila akuzon një djalë shqiptar me emrin Erin për dhunë fizike, abuz1m s8ksu@l dhe vjedhje. Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur brenda një apartamenti në Tiranë, ndërsa ajo thotë se ndihet e frikësuar për ta denoncuar rastin në polici.

Turistja, e cila ndodhet prej disa kohësh në kryeqytet, rrëfen se është takuar me djalin në një kafene dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Më pas, ai, i prezantuar si Erin, e ka ftuar në apartamentin e tij duke i paguar edhe taksinë. Ajo thotë se aty ai e ka ftuar të pinë diçka, para se gjithçka të degjeneronte.

Related article  E FUNDIT! E rëndë gjatë natës! Qëllohen tre persona

Sipas denoncimit, ai e ka dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar shenja në trup, i ka hequr rrobat me forcë dhe ka abuz1uar s8ksu@l1sht me të. Përveç dhunës, turistja akuzon Erin se i ka marrë paratë që kishte në çantë dhe më pas është larguar. Ajo pretendon se posedon foto të tij, pamje të apartamentit dhe shenja fizike të dhunës, por thekson se është e frikësuar për të bërë një denoncim zyrtar në organet ligjzbatuese.

Në dëshminë e saj, ajo shprehet: “Përshëndetje të gjithëve, jam prej disa ditësh në Shqipëri dhe kam takuar një djalë në një kafene. Unë jam turiste këtu dhe mendoja se do të bëjmë thjesht një miqësi, kështu që më pas ai më thirri thjesht për një kafe që të takohemi, dhe më tha kur arrita në vendndodhjen e tij se kishte folur edhe me taksinë dhe i kishte shpjeguar adresën saktë, dhe kur arrita atje në vendndodhjen e tij, ai më tha thjesht: “Hajde të shkojmë lart në shtëpinë e mikut tim që të pimë çaj ose kafe.” Kështu që shkova me të lart, dhe ai filloi të më sulmonte s8ksu@l1sht, më rrahu, më mori paratë nga çanta dhe iku. Kam adresën, vendndodhjen, kam video, foto, madje edhe shenja në trupin tim nga goditjet e tij. Kam pothuajse të gjitha këto, foto, video, dhe po i ndaj, kështu që ju lutem të gjithë kujdesuni. Ai ende qëndron afër nesh. Mendoj se po, ka adresë dhe foto kudo dhe do t’i postojnë. Faleminderit shumë.”

Related article  Foto e darkës ‘romantike’ të Ramës me çiftin Soros në Dhërmi, ja per cfare diskutuan (Shikoni si jane ulur)

Denoncimi i turistes është një thirrje për kujdes dhe vëmendje ndaj sigurisë personale, ndërkohë që ngjarja mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet kompetente në rast se turistja vendos të hapë një procedim penal.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TVA News (@tvanews)

Published inShowbizz