Skip to content

Tronditet Vlora, 41-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë. Dyshohet se…

Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Vlorë, ndërsa dyshohet se mund të ketë vuajtur nga probleme shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, ku është gjetur i pajetës shtetasi A. C. (D.), banues në lagjen Pavarësia, Vlorë.

Related article  Dalin pamjet e sherrit ku babai i kandidatit te PS me pune polic qelloi me arme

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia.

Related article  Opinionistia e BBV flet për Sara Hoxhën: E kisha menduar shumë të ftohtë

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Published inLajme