Skip to content

Tronditet Tirana/ Vritet gjyqtari brenda sallës së gjyqit, disa te plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjykatësi Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të institucionit.

Burime pbëjnë me dije se Kalaja ndërroi jetë rrugës për në spital.

Related article  Detajet nga vrasja ne Shkoder

Detajet e Sulmit dhe Viktimat

Përveç gjykatësit, nga të shtënat brenda Gjykatës së Apelit kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir.

  • Viktima: Gjykatësi Astrit Kalaja (ka ndërruar jetë).
  • Të Plagosur: Dy persona (babë e bir) që ndodhen në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Related article  LEVIZJET E FORTA, Balluku në zyrë për disa orë, Rama rikthehet në kryeministri! Me kë bisedoi kreu i qeverisë për 15 minuta brenda në makinë

Autori i krimit, identiteti i të cilit dhe shkaqet e ngjarjes janë ende duke u zbardhur, është arrestuar menjëherë pas sulmit.

Kambanë Alarmi për Sigurinë Institucionale

Ngjarja e sotme ka ngritur alarmin mbi sigurinë në vend, pasi ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, një prej institucioneve që supozohet të jetë ndër më të sigurtat në vend. Hetimet vijojnë për të zbuluar motivet e këtij krimi të rëndë.

Related article  Ngjarje tronditese në Ksamil, Dy turiste belge ngacmojne s-ksualisht 15-vjeçarin! I gjuajta me gurë se donin te me...

Published inShowbizz