Skip to content

Tronditet Shqipëria! Vritet në oborrin e shtëpisë 57-vjecari, zbulohet zingjiri i hakmarrjes

Një tjetër episod i përgjakshëm i hakmarrjes mes fiseve të njohura në Mirditë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin bregdetar të Tales në Lezhë, ku Pjetër Kaza, 57 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa burime pranë hetimit bëjnë me dije se viktima ishte duke hyrë në oborrin e shtëpisë me automjetin e tij, kur është qëlluar për vdekje nga një person ende i paidentifikuar.

Policia dhe Forcat e Sigurisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës, si dhe grumbullimin e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Mësohet se Forca Kombëtare e Sigurisë nga Njësia Shkodër është angazhuar për mbështetje në hetim, çka dëshmon për ndjeshmërinë e lartë të çështjes.

Related article  “O Astmer je i vogël, ik rritu”/ Pse Astmer Bilali i vr*u xhaxhain “fantazmës” Ibrahim Licit

Burime pranë hetuesve konfirmojnë se pista kryesore që po ndiqet është ajo e gjakmarrjes së vjetër mes dy fiseve: Kazës dhe Gjinajve, që prej më shumë se dy dekadash janë përfshirë në një zinxhir vrasjesh dhe hakmarrjesh të ndërsjella.

Ekzekutimi i Pjetër Kazës vjen pikërisht një vit pas atentatit ndaj vëllait të tij, Agustin Kaza, në Bruksel. Më 6 maj 2024, Agustin Kaza, 44 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në tarracën e një kafeneje në zonën e Schaarbeek, në kryeqytetin belg. Ai mori një plumb në kokë dhe tre të tjerë në gjoks. Pas një jave në gjendje kritike, ndërroi jetë në spital. Autoritetet belge nuk kanë arritur ende të identifikojnë autorin e asaj vrasjeje, ndërsa ngjarja u dokumentua edhe me pamje video të siguruara nga mediat belge, që tregonin ekzekutorin me fytyrë të mbuluar që largohej pas krimit.

Related article  'Ia shpetoi jeten te birit me 1 minute', Flet babai i 11 vjecarit qe iu be atentat, 4 pl8mba ne trup

Familja Kaza, me origjinë nga Oroshi i Mirditës, është përfshirë prej vitesh në një përplasje të gjatë e të përgjakshme me fisin Gjini. Kjo përplasje nisi me vrasjen e dy vëllezërve Gjini, Dod dhe Augustin, më 3 korrik 1997 në Mirditë. Për këtë krim është dënuar një tjetër anëtar i familjes, Martin Kaza, i cili u ekstradua nga Britania e Madhe në dhjetor të vitit 2017 dhe aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit në Shqipëri, i dënuar me 22 vite burgim.

Related article  Marin Mema qenka djali i nje gruaje te madhe! Ja cfare ben nena e tij

Sipas dosjes gjyqësore të kohës, Martin Kaza kishte ndërmarrë vrasjen e dy vëllezërve Gjini si hakmarrje për vrasjen e një vëllai tjetër, i cili ishte shef i sektorit të krimeve në atë kohë dhe që dyshohej se ishte vrarë nga fisi rival në vitin 1994.

Ngjarja e sotme e Tale-s vjen si një episod i ri i një zinxhiri të errët gjakmarrjesh që duket se ende nuk ka gjetur fundin. Forcat e rendit janë nën presion për të zbardhur sa më shpejt autorësinë e atentatit ndaj Pjetër Kazës dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të gjakderdhjes mes dy fiseve, e cila, me sa duket, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe është shtrirë edhe në mërgatë.

Published inLajme