Skip to content

TRONDITESE, Në shtëpinë e të sëmurit me skizofreni, i kyçur me çelës, familjarët refuzojnë ta…

Një rast tronditës ka dalë në dritë nga fshati Domen në Kavajë, ku një pacient me skizofreni mbahet i izoluar dhe i mbyllur në një dhomë të vogël, në kushte mizerabël, pa mundësi për t’u trajtuar apo konsultuar nga mjekët.

Ky rast është zbuluar nga gazetarja e emisionit investigativ “Tak Fak”, Rovena Cerka, e cila ka vizituar familjen e pacientit dhe ka dokumentuar gjendjen e tij të rëndë shëndetësore dhe sociale.

Shkëndije Madhi, bashkëshortja e të sëmurit, tregon për “Tak Fak” se burri i saj, i cili ka vështirësi të njohë anëtarët e familjes për shkak të gjendjes së tij mendore, është mbyllur në një dhomë të izoluar që nga dita kur ka filluar të vuajë nga skizofrenia.

Related article  Pas daljes nga “BBVA4”, Livia fjeti në shtëpinë e...

Ai është i mbyllur me çelës dhe jeton në kushte jashtëzakonisht të rënda, pa mundësi për t’u trajtuar nga mjekët, dhe pa shpresë për një jetesë dinjitoze.

Sipas Shkëndijes, kjo situatë ka filluar para 20 vitesh dhe ajo ka vendosur që të kujdeset për të vetë

Related article  “Sara e vogël u bë e madhe, u bë mami”, Monika Kryemadhi poston foton me të voglën në duar

Ajo e mban të mbyllur burrin e saj në një dhomë të veçantë dhe deklaron se nuk e dërgon në spital por do t’i ofrojë atij ndihmën shëndetësore në shtëpi.

“Do ta kujdesem unë, nuk do ta çoj në spital. Jam mësuar me këtë situatë dhe do të vazhdoj të kujdesem për të vetë.”, thotë ajo.

Ky vendim i saj ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si trajtohen pacientët me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri.

Related article  ME VIDEO - Tronditëse në Greqi! Shembet shkëmbi në ishullin e Santorinit dhe ...

Rovena Cerka, gazetarja që ka vizituar pacientin e sëmurë, tregon se ky rast është një prej shumë të tjerëve që mbahen të mbyllur dhe të izoluar në shtëpi nga familjarët e tyre.

Cerka ka theksuar gjithashtu se ndonëse ka pasur shumë raste të ngjashme, shumë pacientë nuk dërgohen në spitale për trajtim, dhe si rezultat, ata jetojnë në kushte mizerabël në familje, si rasti i pacientit në Domen të Kavajës.

Published inLajme