Skip to content

Tronditese/ Miku i Ramës në hall të madh, shpallet “non grata”…

Aleksandër Vuçiç, miku i Ramës është në hall të madh pasi drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) serb Aleksandar Vulin thotë se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj tij, duke i ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.

“Nuk kishte asnjë polemikë mbi të vërtetën që thashë. Ata thjesht bënë disa komente për mua personalisht, zhvilluan një takim në nivelin më të lartë të ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe vendosën të më ndalojnë hyrjen në vendet e BE-së”, tha Vulin.

Related article  Zbardhet skema - Kujdes nga ky mesazh ja si po mashtrohen shqiptarët

Në një takim të grupit të punës të Këshillit të BE-së për Partneritetin Lindor, Komisioneri i Punëve të Jashtme i Komisionit Evropian, propozoi vendosjen e sanksioneve për shkak të “veprimeve destabilizuese ruse”, shtoi ai.

Related article  Yll bukurie! Zbulohet arsyeja e trishte e 15 vjeçares në Shkodër që vari veten, nje mashkull i kishte...

Vulin gjithashtu deklaroi se ai “nuk e dinte se cili ishte rezultati i gjithë kësaj, se nuk ishte informuar, por se e dinte se çfarë propozohej”.

Related article  'Më dhanë pasaportën si...', Parashqevi Simaku rrefen per here te pare arsyen tronditese pse iku nga Shqipëria

Kujtojmë se Vulin është nën sanksione edhe nga Shtetet e Bashkuara, më konkretisht nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka deklaruar se Vulini përdori pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë.

Published inLajme