Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një 44-vjeçare me iniciale M. Ll. është gjetur pa shenja jete nga familjarët pranë banesës së saj, në fshatin Pjeshkë, teksa po kulloste bagëtitë.
Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçarja u dërgua pa shenja jete në spitalin e Shijakut rreth orës 22:00. Pas veprimeve të para hetimore, autoritetet dyshojnë se shkak i vdekjes mund të ketë qenë natyral.
“Më datë 13.07.2025, në orën 22:00, në spitalin e Shijakut, është dërguar pa shenja jete shtetasja M. Ll., 44 vjeçe, banuese në fshatin Pjeshkë, Durrës, e cila është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, afër banesës, ku po kulloste bagëtitë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme, megjithatë, dyshimet e para mbeten për një vdekje natyrale.