Një rast i tmerrshëm i abu*imit s8ksua1 me një të mitur ka tronditur fshatin Sheqishtë në Patos të Fierit, ku një 12-vjeçare dyshohet të jetë ab*zuar sistematikisht nga babai i saj, shtetasi Z. M., 36 vjeç, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Ngjarja e rëndë u zbulua kur vajza u largua nga banesa e saj rreth orës 4 të mëngjesit dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët, duke rrëfyer se ishte për*unu*r nga i ati. Nëna e vajzës, 30-vjeçarja me iniciale J. M., në një prononcim prekës për mediat, mes lotësh ka treguar se ab*zimi ndaj vajzës së saj ka nisur që kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe dhe ka vazhduar për shtatë vite me radhë.
Nëna e shtatë fëmijëve ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të plotë të ab*zimit, por kishte vënë re sjellje agresive te e bija, e cila, për shkak të frikës apo turpit, nuk kishte guxuar t’i tregonte askujt për ate që po përjetonte. Ajo ndodhet në një situatë të rëndë financiare dhe është shprehur se ka mbetur “mes katër rrugëve”. Mes lotësh, nëna ka bërë një apel të fortë për dënimin maksimal të bashkëshortit të saj dhe ka kërkuar ndihmë urgjente nga institucionet shtetërore për të mbështetur familjen e saj në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë.
Policia e Fierit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit Z. M., banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marr*dhënie s8ksua1e me vajzën e tij 12-vjeçare. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Ky rast i rëndë ka ngritur alarmin në komunitet për sigurinë e fëmijëve dhe ka nxjerrë në pah nevojën për vëmendje të shtuar ndaj sjelljeve të fëmijëve dhe ndërhyrje të shpejtë nga institucionet në rast dyshimi për ab*zim.