Skip to content

Tronditen qytetarët në Vlorë! VIDEO/ Pushuesi heq rrobat në mes të plazhit dhe …

Një rast shqetësues është denoncuar sot nga një qytetare e Vlorës, e cila ka treguar se ka parë një turist duke u larë nudo në një zonë publike e shumë të frekuentuar të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e Vlorës, në sy të dhjetëra kalimtarëve dhe fëmijëve, gjatë orëve të paradites kur zona është e mbushur me qytetarë që shfrytëzojnë kohën për shëtitje familjare.

Related article  Po mashtron te gjithe! Valbona ne lidhje jashte Big Brother, ja kush ia nxori sekretin

Qytetarja, teksa shëtiste bashkë me vajzën e saj të mitur, shprehu indinjatën e saj për shkeljen e normave publike dhe morale.

Denoncimi dhe thirrja për ndërhyrje të autoriteteve

Në denoncimin e dërguar në redaksi, qytetarja ngriti shqetësimin se ky veprim është i papranueshëm, sidomos në mungesë të hapësirave të dedikuara për plazhe nudo në Shqipëri.

“Pershendetje JOQ! Sot paradite po dilja shetitje ne Vlore bashk me femijen tim kur nderkoh shikoj kete burrin ne mes te qytetit komplet nudo duke u lare pa e vrare mendjen se pedonalja ishte plot me njerez dhe femije. Keta jan turistat elitar qe mburremi ne si shtet? Ne nuk kemi plazh nudo aq me teper te dalesh lakuriq ne mes te qytetit ne mes te dites. Shteti duhet te mari masa,” thuhet në mesazh.

Kjo nuk është hera e parë që turistët dalin nudo në plazhet publike të vendit. Qytetarja kërkon që autoritetet lokale dhe Policia të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar raste të tilla dhe për të vendosur masa parandaluese në zonat turistike me fluks të lartë njerëzish.

Related article  Këngëtari Gëzim Nika rrëfen bisedën e fundit me Parashqevi Simakun: E kam takuar në vitin 2008, më tha…

Published inShowbizz