Skip to content

Trondit Trump: Putin tërhiqet nga lufta vetëm nëse…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm nëse vendet e Bashkimit Europian ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia. Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër.

Trump theksoi se çmimi i naftës është çelësi për t’i dhënë fund luftës. “Nëse çmimi i naftës bie, shumë thjesht, Rusia do të tërhiqet. Putini nuk do të ketë zgjidhje tjetër,” tha ai, duke theksuar se është e papranueshme që disa aleatë të NATO-s ende vazhdojnë të furnizohen me naftë nga Moska.

Related article  Betimi i Parashqevisë pasi takoi djalin: Deri sa të vdes...

Presidenti amerikan shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar, por jo nëse aleatët e NATO-s mbështesin ekonominë ruse. “Jam i gatshëm të bëj shumë gjëra për t’i ndihmuar, por jo kur aleatët tanë në NATO blejnë naftë nga Rusia. Pasi të ndalet lufta, ne do të ndihmojmë për të garantuar paqen,” tha Trump.

Related article  Humbje e madhe, këngëtari i madh mbyll sytë përgjithmonë!

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), Turqia vazhdon të jetë blerësi i tretë më i madh i naftës ruse pas Kinës dhe Indisë.

Related article  “60% për bamirësi”/ Zebërvoki hedh dyshime mbi deklaratat e Xumit: Shtirje e madhe

Ndërkohë, vende anëtare të BE-së si Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të marrin energji nga Rusia përmes infrastrukturës ekzistuese, duke e bërë më të vështirë zbatimin e një bllokade të plotë.

Published inShowbizz