Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se Irani po zhvillon një raketë balistike të aftë për të goditur zemrën e Evropës. Në një intervistë me podkasterin Patrick Bet-David, Netanyahu tha se Teherani po prodhon një “raketë balistike ndërkontinentale që mund të mbajë koka bërthamore dhe mund të godasë si Evropën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”.
Mungesa e Donald Trump si president
Netanyahu gjithashtu foli edhe për situatën politike në SHBA. Ai shprehu bindjen se Hamasi mund të mos e kishte nisur sulmin e 7 tetorit 2023 nëse Donald Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë. Sipas kryeministrit izraelit, me Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Irani “do të kishte qenë më i kujdesshëm”.
Kjo deklaratë tregon shqetësimet e Izraelit për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit dhe thekson rëndësinë e politikës së jashtme amerikane në dinamikën e Lindjes së Mesme.