Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e saj pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet e pasigurt për ndjenjat e saj, duke theksuar se brenda saj ndjen një boshllëk dhe zbrazëti.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem… Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje,” shkruan Egli, duke lënë të kuptohet se po kalon një moment reflektimi dhe pasigurie.
Ajo shton se ndonjëherë arrin ta shpëtojë veten, por ndonjëherë e ka të pamundur. “Në këto momente kam nevojë të ndjej ngrohtësinë e përqafimeve nga familjarët dhe miqtë e mi,” përfundon ajo, duke treguar qartë nevojën për mbështetje emocionale pas eksperiencës në BBV.

Mediat bëjnë me dije se Egli nuk ka dashur që të largohet edhe pse ka qenë shumë e rënduar psikologjikisht ashtu sicc e kemi parë të gjithë. Madje kush ka qenë i vëmendshëm në vendimin e vëllait të madh thuhej: “Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Pra Egli është larguar nga produksioni dhe jo më dëshirë. Fjalët e fundit të Eglit pak çaste para se të largohej nga shtëpia: “Nuk kam…” Pak çaste para se të njoftohej largimi i saj nga shtëpia, juria e përbërë nga anëtarët e Big Brother Vip Albania, ka zgjedhur Egli Takon si “Miss fitnessi”.
Me të fituar këtë çmim, juria i ka bërë thirrje për tu ngjitur në skenë, por ajo ka refuzuar, kjo me arsyen se nuk ndihet mirë. “Mezi u çova, nuk kam fuqi. Falemnderit shumë juria”, u shpreh Egli.
Vetëm pak çaste më pas, një zarf i kuq njoftoi largimin e Eglit nga shtëpia, duke e lënë në mes garën.
“Banorë, vëllai i madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.