Skip to content

Tr*gjedi ne Shkodër, vdes 4 vjeçari, motra 6 vjeçare në koma, mamaja 9 muajshe shtatzënë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak ditë më parë në Shkodër. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë dhe djali ka humbur jetën brenda 5 orësh, ndërsa motra 6-vjeçare ka rënë në gjendje kome është transportuar me urgjencë drejt Turqisë.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi nëna e dy fëmijëve, e cila është në muajin e 9-të të shtatzënisë, i është nënshtruar operimit për shkak të traumës që ka pësuar me dy fëmijët e tjerë.

Related article  Ramën nuk e mbajnë nervat në Berlin, i kthehet keq gazetarit zviceran: Jeni gazetar apo...

Një qytetare e shqetësuar nga kjo ngjarje, ka kontaktuar mjekë të spitalit dhe i është komunikuar se fëmija mund të ketë humbur jetën për shkak të helmimit në gjak, por nuk dihet ende se si.

Shënim: Ky raportim bazohet në dëshmi të qytetarëve dhe nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Policia nuk ka ende asnjë informacion zyrtar.

Raportimi i qytetares:

Pershendetje! Sapo mora nje informacion shum te sigurte nga njerez te aferm te nje femije 4 vjecar qe ka nderruar jete ne spitalin e Shkodres para 3 diteve per pak ore. E motra 6 vjecare eshte derguar me urgjence drejt turqise ne gjendje kome. Dyshohet helmim te rende ne gjak. Nuk kan lejuar te hapet as arkivoli i femijes. Femijet po na vdesin para syve dhe nuk po merren masa akoma nga ministria e shendetsise. Jam e shokuar Si nene me femije vet skam fjale per kete qe po na bejne. Ju lutem publikoje me shpresen qe do ket reagime dhe te merren masa Po tmerrohemi. Mua me thane familjare te femijes. E ema e femijes ishte ne muajin e 9 te shtazanise jane detyruar ta bejne operim sepse eshte ne gjendje shume te keqe pas traumes qe i ka ndodhur me 2 femijet e tjere Ku njeri humbi jeten djali 4 vjec dhe vajza po lufton me jeten 6 vjece ne Turqi.

Related article  Arti në zi, shuhet një nga më shquarit e botës!

Shenjat e konstatuara kane qene helmim i rende ne gjak. Une nga meraku se kam femije e mora doktoreshen qe ta pyes per vaksinat e meningitit por me tha nuk ka vdekur nga kjo por dyshojme per helmim te rende ne gjak. Per 5 ore ka nderruar jete djali dhe vajza ka rene ne koma.

Related article  Izraeli nuk ndalohet, Netanyahu njofton vendimin: Tani do pushtojmë...
Published inLajme