Skip to content

“Babi nuk mund të na ndash nga…”/ Tre motra humbin jeten, më e vogla vetëm 12 vjeç!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç, kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i nëntë i pallatit ku banonin.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar përdorimin e telefonit celular dhe lojën e një të ashtuquajture “lojë dashurie” koreane.

Shuhet familja shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga helmimi me monoksid karboni
Sipas mediave indiane, viktimat janë identifikuar si Vishikha (16 vjeç), Prachi (14 vjeç) dhe Patsi (12 vjeç).

Ato lanë pas një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh, në të cilin shprehnin lidhjen e tyre të fortë me kulturën koreane.

Related article  Klodiana Lala jep detaje për operacionin URA! Troplinët dhe Dako u perplasen për...

Në shënim thuhej, ndër të tjera: “Babi, më vjen keq. Koreja është jeta jonë, Koreja është dashuria jonë më e madhe. Pavarësisht se çfarë thua, ne nuk mund të heqim dorë. Kjo është arsyeja pse po kryejmë vetëvrasje”.

Shënimi përfundonte me fjalët: “U përpoqët të na distanconit nga koreanët, por tani e dini sa shumë i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të lojës që ato po luanin.

“Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë prindi apo fëmije. Nuk e dija për lojën, përndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrë ta përdornin”, tha ai për mediat.

Related article  Miri hedh akuza të rënda ndaj Kiara Titos, që Luiz Ejlli nuk do e durojë dot (Video)

Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse.

Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, çka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive.

Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Related article  'Nuk ka vend në Europë' — Gjermania reagon ashpër ndaj Edi Ramës: Shqiptarët duhet të...

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.

Sipas Daily Mail, në murin e dhomës së tyre ishin shkruar fraza si “Jam shumë, shumë e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje të rënduar psikologjike.

Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave.

Published inLajme