Skip to content

TRAGJIKE, Vdes polici ne diten e zgjedhjeve, u perplas me makine ne dere te…

Efektivi i policisë Veli Gjura, i cili u përplas disa ditë më parë nga një makinë teksa ecte në trotuar, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës ne diten e zgjedhjeve si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre dite me pare, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia në Peshkopi. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, 27-vjeçari Alban Shoti, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke përplasur fillimisht punonjësin e policisë dhe më pas një dyqan.

Related article  LAJMI FUNDIT, SPAK dhe BKH godasin biznesmenin qe kishte kthyer ne monopol AKSHI-n, ja cfare ndodhi ne mesante

Pas aksidentit, efektivi Veli Gjura mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Related article  LAJM I FUNDIT - VIDEO – Ecte shpejt me makinë, përfundon në liqen dhe vdes (Emri)

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit ndodhej nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë rrugore dhe respektimin e ligjit nga drejtuesit e automjeteve. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Related article  Zbardhet arsyeja pse u anuluan zgjedhjet ne Tirane, e pabesueshme shkelja qe beri Rama dhe Presidenti

Video me poshte tregon se si makina, e drejtuar nga Alban Shoti, godet në mënyrë të dhunshme efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ishte në detyrë për të menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës të planifikuar në orën 19:00 nga Sali Berisha.

Published inLajme