Skip to content

TRAGJIKE/ Vdes ne aksident aktori i njohur! Nena e tij ne lot tregon detajet (Foto)

Një lajm tragjik po qarkullon në internet orët e fundit, në të cilin thuhet se aktori i filmit “Baby Driver”, Hudson Meek, ka ndërruar jetë. Në moshën vetëm 16-vjeçare ai u nda nga një vdekje tragjike.

Sipas informacioneve që janë bërë publike, Hudson Meek ka humbur jetën në një aksident, pasi ka rënë nga një automjet në një rrugë kryesore në Birmingham, Alabama. Aktori i ri pësoi një dëmtim traumatik në tru nga rënia dhe pavarësisht se u dërgua në spital, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Related article  'Je aksidenti më i madh politik në 35 vitet e PD', Salianji 'shuplakë' Nokës! Shiti partinë për interesa! Kush është nderi i JETËS që i ka bërë Ergys Agasi

Ngjarja ka ndodhur më 19 dhjetor, por vetëm dje u bë publike. Postimi në internet i nënës së tij është tepër prekës: “16 vitet e tij në tokë ishin shumë të shkurtra, por ai arriti kaq shumë dhe ndikoi shumë tek të gjithë ata që takoi. Ju lutemi, lutuni për familjen dhe miqtë tanë ndërsa ne të gjithë e përpunojmë këtë humbje të papritur dhe tragjike”.

Related article  Harrohet Ledri/ Sara Hoxha e dashuruar, kush është milioneri që i ka rrëmbyer zemrën blogeres!

Policia po heton rrethanat e aksidentit tragjik.

Published inLajme