Skip to content

Tragjike/ U përplas teksa po luante futboll, ndërron jetë 10-vjeçarja

Manchester United shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Poppy Atkinson

Manchester United ka shprehur ngushëllimet e gjithë klubit për familjen e Poppy Atkinson, e cila humbi jetën pas një aksidenti me makinë në një fushë sportive në Cumbria. Klubi gjithashtu foli në emër të futbollistëve Ella Toone dhe Kobbie Mainoo, të cilët Poppy i kishte idhuj.

Në një deklaratë zyrtare, Manchester United tha:
“Në emër të Ella, Kobbie dhe gjithë Manchester United, dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Poppy për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe, Poppy.”

Related article  Lamtumirë Margarita Xhepa! Homazhet për ikonën e kinematografisë, i biri Ndriçim Xhepa tregon pengun e aktores

Sipas Manchester Evening Neës, ngjarja tragjike ndodhi në mbrëmjen e 5 marsit në fushën e klubit të rugby-t në Kendal, Cumbria. Një vajzë tjetër 8-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, u plagos dhe po trajtohet për lëndimet e saj.

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar nga Lancaster, i dyshuar për shkaktimin e një vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit. Autoritetet theksuan se nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë se ngjarja ishte një akt i qëllimshëm.

Familja e Poppy: “ëndërronte të luante për Manchester United”

Në një deklaratë emocionuese, familja e Poppy Atkinson e përshkroi atë si një vajzë të talentuar dhe të palodhur, e cila ëndërronte të bëhej lojtare e Manchester United.

Related article  Edi Rama i bën nderin e madh Agron Llakajt, ja posti ku emëron vajzen e tij

“Shumë nga ata që e njihnin dhe e shihnin këmbënguljen e saj për të përmirësuar lojën e saj, nuk kishin dyshim se një ditë do të arrinte qëllimin për të luajtur për Manchester United. Poppy idolizonte Ella Toone, Georgia Stanëay, Kobbie Mainoo dhe Messi, mes të tjerëve.

Pavarësisht se ishte vetëm 10 vjeçe dhe me trup të vogël, ajo luante në një kategori më të madhe dhe përfaqësonte me krenari ekipin Kendal United dhe skuadrën e qarkut U-12. Ajo fitoi vendin e saj në fushë falë vendosmërisë dhe mjeshtërisë së saj teknike, duke u admiruar nga të gjithë ata me të cilët luante.”

Related article  Del në breg te detit një krijesë misterioze, brenda iu gjet…

Familja përfundoi mesazhin e tyre prekës me fjalët:
“Boshllëku që ka lënë në jetën tonë dhe në jetën e shumë të tjerëve është i madh. Nuk do të jemi më kurrë të njëjtët. Kjo botë ka humbur një shpirt të rrallë, ajo ishte një forcë e natyrës. Ishte kaq e veçantë, thjesht ishte shumë e mirë për këtë botë.”

 

Published inLajme